Konjufca: Kuvendi është shtëpia juaj, çdo e arritur e ka në themel kontributin e diasporën

Prishtinë | 20 Maj 2023 | 11:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, morri pjesë në Konferencën “Diaspora Flet 2023”, që u mbajt në Kuvendin e Kosovës të shtunën, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Konjufca tha se Kosova dhe Kuvendi është shtëpia e diasporës. Madje sipas tij, gjithçka që ka arritur populli i Kosovës e ka në themel diasporën, duke filluar nga Rilindja e deri te UÇK-ja.

“Gjithçka që kemi arritur të ndërtojmë si popull e ka në themel kontributin dhe ndihmën vendimtare të mërgatës sonë. Ky kontribut i mërgatës sonë ka qenë konstant dhe vjen deri te organizmi i luftës sonë të lavdishme çlirimtare në krye me UÇK-në, një përpjekje madhështore e popullit tonë e cila kishe dy qëllime bazike, e kishte arritjen e lirisë sonë dhe vendosjen e një shteti të fuqishëm që do të ishte streha jonë politike dhe shtëpia ku jeton i lirë populli i Kosovës”.

Konjufca bëri thirrje shtetit të Shqipërisë dhe të Kosovës që të bëjnë më shumë për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve në diasporë.

Konjufca tha se ruajtja e identitetit dhe lidhjeve me Kosovën do të ndihmonte edhe me investimet e diasporës.

“Dimensioni i parë është krijimi i mekanizmave të fuqishëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit, kulturës dhe gjuhës së popullit tonë në mërgatë dhe aspekti i dytë është si ta bëjmë mërgatën komponent vendimtare ekonomike të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Këto dyja mendoj janë dy shtylla, dy portat kryesore të hapjes së kapitullit të dytë”.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë është momenti i fundit që të realizojnë këtë projekt i cili është projekt nacional dhe për të realizuar këtë projekt jemi të vetëdijshëm se cili është procesi i cili e mundëson, ose më saktë, cili është regjistri në të cilin zhvillohet ai mekanizëm i mbrojtjes të kulturës dhe identitetit dhe gjuhës sonë, pa dyshim që është edukimi dhe arsimi”.

“Edukimi dhe arsimi na e mundëson këtë sepse fëmijët e mërgimtarëve të cilët janë të lindur të cilët po rriten atje, të cilët janë të integruar shumë mirë dhe ne shoqëritë ku jetojnë kanë mbi të gjithë nevojë për shkollën e cila është e organizuar, e cila drejtpërdrejt organizohet prej Republikës së Kosovës dhe e cila me keqardhje them dhe pak që besa edhe me faj, nuk ka arritur të organizohet deri tash”.

Të ngjashme