Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka publikuar Vjetarin e Politikës së Jashtme. I pranishëm ishte dhe ministri i Jashtëm dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Konjufca tha se politika e jashtme ka qenë totalisht e varur nga relacioni me Serbinë që sipas tij, kjo e ka mbajtur Kosovën të frenuar në zhvillimin e politikës së jashtme.
Konjufca, ka paralajmëruar se sot në orën 13:00, do të marrë një vendim të rëndësishëm.
“Mendoj që është tryezë shukë e qëlluar dhe kjo traditë po vazhdon sa i përket politikës së jashtme. Politika e jashtme ka qenë totalisht e varur nga relacioni me Serbinë. Kjo e kam mbajt Kosovën të frenuar në zhvillimin e politikës së jashtme të mirëfilltë dhe kjo ka qenë një politikë e jashtme e kushtëzuar”.
“Mendoj që praktika më e zakonshme në MPJ ka qenë shkelja flagrante e ligjit. Të gjitha emërimet ja vlen me shikuar se a kanë qenë në përputhje me ligjin dhe krejt çka duhet ministri me bë është me i shfuqizuar vendimet e paligjshme. Faza e dytë është rregullimi i rotacionit brenda MPJ-së. Sot në orën 1 do të keni një vendim të kësaj natyre”.
Ai më tutje theksoi se në MPJ ka shkelje të ligjit, sepse shumë ambasador kanë shku dhe nuk janë kthyer më.
“Në MPJ sa i përket rotacionit ka shkelje të qarta të ligjit sepse ligji e specifikon që ambasadori politik shkon një mandat e kthehet , dhe a e dini sa ambasadori ka shku dhe nuk është kthyer. Sistemi i gradimit është faza profesionale më e lartë dhe për këtë kam marr vendim me krijuar komision brenda MPJ-së”.
Ai tha se duhet të bëhet një plan sa i përket fushatës për çnjohje nga Serbia.
“Sa i përket çnjohjeve duhet ta bëjmë një plan për këtë fushatës të Serbisë. Marrëdhëniet ndërkombëtare funksionin në formë të marrëdhënive dhe që shtetet krijojnë relacione konkrete dhe praktike që ato normalisht ndërtohen prej përfitimit të dyanshëm”.
“Sa i përket Kosovës ajo e cila nuk është mbrojt hiq është fakti që Serbia kur po i arrin notat verbale që po karakterizohej si çnjohje për Kosovën aty argumenti kryesor është dialogu me Kosovën dhe ky dialog është në kuadër të BE-së dhe nuk është adresuar siç duhet”.
“BE-ja nuk duhet me lejuar këtë gjë sepse ne detyroheni të luftojmë me çdo mjet. Tarifa ka qenë e nevojshme mirëpo 1vjet e gjysmë dhe cili është rezultati Qeveria Kurti ka menduar shumë më racionale është me ju kundërpërgjigj Serbisë me reciprocitet, tha Konjufca.
Leonora Kryeziu, nga PIPS tha se viti 2019 mund të konsiderohet vit i stagnuar për Kosovën si në politikën e jashtme edhe atë të brendshme.
“Është një raport i përvitshëm. Beteja e Kosovës e ka detyruar Kosovën në nje politik të jashtme si me anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare si dhe ruajtjen me partnerët tanë si dhe integrimit në BE dhe NATO. Viti 2019 mundet mu u konsideruar si një vit i stagnimit pa shumë arritje si në rrafshin e jashtëm dhe ashtu të brendshëm”.
Publicisti Blerim Vela tha se politika e jashtme e Kosovës është e çakorduar, raporton EO.
“Politika e jashtme e Kosovës është e çakorduar dhe promovoj synime në arenë ndërkombëtare që janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Situata nuk është e mirë në nivelin rajonal dhe kjo e pamundëson shfuqizimin e Kosovën në arenën ndërkombëtare”.