Kryeparlamentari, Glauk Konjufca e ka mirëpritur miratimin e Projektligjit për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së paluajtshme nga Qeveria e Kosovës.
Ai thotë se do të kujdeset që ky ligj të trajtohet me prioritet që pasuria e pajustifikueshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet qytetarëve
Postimi i plotë:
E mirëpres votimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës të projektligjit për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Si kryetar i Kuvendit do të kujdesem që, për shkak rëndësisë së këtij ligji, ai të trajtohet me prioritet.
Pasuria e pajustifikueshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet qytetarëve.