Konjufca: Për UÇK-në po kërkohet drejtësi, për masakrën e Burgut të Dubravës asnjë i dënuar

Dubravë | 22 Maj 2023 | 10:50 | Nga Hasan Hoti

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në 24-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, e ka quajtur atë aktin më të shëmtuar që bëri Serbia në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, burgu është institucioni më i larët i shteti dhe se 1 000 të burgosur me qëllim u grumbulluan aty e vrarë e masakruan.

Konjufca shtoi përgjegjësi është më se e ditur që shteti serbe e ka bërë këtë krim makabër, por që thotë se fatkeqësisht ende nuk ka drejtësi.

Madje ai thotë se kur është puna për UÇK-së po ka drejtësi, kurse për masakrën e Burgut të Dubravës nuk është shpallur asnjë i dënuar, raporton EO.

 “Jemi këtu për ta kujtuar aktin më të shëmtuar që e bëri Serbia. Burgu është si institucion për nga definicioni, si 100 për qind që kontrollohet prej shtetit dhe këtu 1 000 të burgosur ishin në dorën e Serbisë dhe ata u grumbulluan dhe u vranë e u masakruan”.

“Ndonëse kanë kaluar 24 vjet dhe përgjegjësia është e shtetit serb, ende fatkeqësisht nuk ka drejtësi”.

“I shoh edhe familjarët që për 24 vjet jetojnë me peshën e padrejtësisë. Kur është puna për UÇK po ka drejtësi e për forcat paramilitare serbe, me përgjegjësi të qartë që dihet për gjithë fushatën e gjenocidit që e ka bërë në Kosovë, nuk po ka drejtësi”, tha Konjufca.

Në këtë masakër ishin vrarë rreth 117 persona dhe ishin plagosur rreth 200 të tjerë. Kjo masakër zgjati disa ditë, përkatësisht nga 19 deri më 24 maj 1999.


Të ngjashme