Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka ironizuar me qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës se është kundër një Asociacioni të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive.
“Përshëndes qëndrimin e PDK-së që asociacioni është bosnjëzim i Kosovës. Mos harroni që Hashim Thaçi na pat thonë kjo është veç nji OJQ. Tash po doket që nuk është veç OJQ dhe duhet të kundërshtohet,” deklaroi Konjufca ne seancën e jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Brukseli zyrtar, raporton EkonomiaOnline.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.
“Kurrë nuk janë mbështetë kompetencat ekzekutive, në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes që i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese qëndrimi ka qenë konsistente në mbështetje vendimit final të Gjykatës Kushtetuese,” deklaroi Krasniqi.
Por, sipas Konjufcës, një pushtet i tretë nuk do të duhej të ishte as i negociueshëm.
“Në 2015-tën është bërë gabimi i dytë nga marrëveshja e vitit 2013. Më mirë ka qenë të mos bisedohej fare me Serbinë se sa të mendohet një pushtet i tretë,” tha konjufca.
LEXO Edhe:
Për me tepër, sipas Konjufcës, nga rrjedha aktuale e bisedimeve të kryesuara nga presidenti, Hashim Thaçi, edhe statusi i Kosovës është i diskutueshëm.
“Presidenti jonë atje nuk ka shku se çka duhet me mbrojtë e çka është e pa negociueshme. Ai mendon se gjithçka është e negociueshme. Kjo i bije që as statusi i Kosovës nuk është i padiskutueshëm. Kjo është kthim mbrapa për Kosovën. Në pozicionin e saj ndërkombëtar. Kjo ja mundëson Serbisë që t’i thotë faktorëve ndërkombëtar që diçka nuk është në rregull. Kjo e dëmton Kosovën jo vetëm në aspektin politik, por edhe ekonomik, veç pse është hapë si temë. Se natyrisht investitorët e huaj nuk shkojnë në një vend me investu nëse i hap çështjet ato që po i hap presidenti, të kufijve,” deklaroi Konjufca.
Ai bëri të ditur qëndrimin e Vetëvendosjes se nuk e duan në bisedimet me Serbinë.
“Mendoj që rezoluta aktuale është e mirë. Jo vetëm që Hashim Thaçit të ja kufizojmë temat por edhe me një pikë të rezolutës do të ishte e mirë të ia shtojmë, që Hashim Thaçit t’ia kufizojmë çdo gabim me Serbinë. Hashim Thaçi të mos takohet kurrë me Serbinë dhe të mos merr asnjë vendim për Kosovë,” është shprehur Konjufca, raporton EO.