Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim pjesëtarë të Korit Siparantum.
Gjatë këtij takimi, mysafirët e njoftuan kryetarin Konjufca me punën dhe sukseset e këtij kori, pjesëmarrjen e tyre nëpër skena të rëndësishme muzikale, brenda Kosovës dhe ndërkombëtarisht.
Kryetari Konjufca i falënderoi për vizitën, e po ashtu i përgëzoi për prurjet e tyre në lëminë e muzikës korale, si dhe theksoi rëndësinë që kanë veprimtari të tilla në zhvillimin dhe promovimin e aspektit kulturor e artistik të vendit tonë.