Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se Qeveria e Kosovës për të dytën herë me radhë, është duke ndërmarrë veprime nën trysninë e kohës, vetëm pak ditë para afatit për likuidimin e Trepçës.
Sipas tij, qeveria ende s’ka përpiluar plan konkret për Trepçën.
“S’ka plan as të statusit as rivitalizimit. Qeveria jonë e ka pasur vetëm një plan për Trepçën deri tash, që me shmang likuidimin”, tha Konjufca.
Konjufca në fjalën e tij ndër të tjerash tha se Trepça nga Qeveria konsiderohet si një veturë e vjetër e viteve 70-ta.