Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se përkrahin rezolutën e AAK-së për ndërprerjen e dialogut me Serbinë, porse shton se kjo lëvizje këtë gjë e ka kërkuar qe një vit, raporton Ekonomia Online.
“Qeveria e Kosovës vazhdon dialogun me Beogradin. Serbia nuk e ka ndryshuar asnjë milimetër qëndrimin ndaj Kosovës. Është shtet armiqësor, e kontrollon pjesën e veriut të Kosovës pra është një Serbi armiqësore ndërsa Qeveria jonë është e nënshtruar. Çfarë po bënë Qeveria që të ushtrojë një trysni që të tërheqjen këto flet arreste. Do të ishte veprim i mirë nëse Qeveria e kushtëzon dialogun e Brukselit me lirimin e Ramush Haradinajt”, ka thënë ai.
Sipas tij deri më tani Qeveria ka bërë një politikë nënshtruese ndaj Serbisë.