Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjuca, gjatë seancës së sotshme të Kuvendit ka thënë se reagimi i Qeverisë kosovarë për Nehat Thaçin ka qenë shume i vonshëm.
“Komandantin e policisë në Rajonin e Mitrovicës Nehat Thaçin, Serbia e arrestoi para 13 ditëve. Në Qeverinë e Kosovës kjo shkaktoi heshtje të plotë, ndërsa në çdo vend të botës qeveria reagon. Faktikisht Serbia na e ka arrestuar njeriun e tretë për nga hierarkia. Një javë prej kur po mbahet Thaçi në burg përfaqësuesi i Kosovës në Serbi e vizitoi Thacin por ky vizitë ishte e vonshme. Ndërsa në Qeveri deklaronin në shprehjen e famshme “jemi duke punuar shumë në këtë drejtim”. Forma e reagimit ishte një vajtim përgjërues duke kërkuar ndihmë nga Bashkësia Ndërkombëtare. Politika e gjynahit është joproduktive dhe e papranueshme. Është gabim. Serbia me çdo veprim të saj po na jep argumente me apliku reciprocitet kurse Qeveria jonë sheh arsye të mëtutjeshme për dialog e kompromise”, ka thënë Konjuca.
Tutje, ai ka shtuar se as Qeveritë e mëparshme s’kanë qenë më ndryshe. Para 4 viteve kur Serbia na arrestoi dy policë Bajram Rexhepi thoshte ky është akt qyqar i Serbisë.