Konjufca takohet me ambasadorin e Austrisë, flasin për menaxhimin e pandemisë

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë  Christoph Weidinger.

Ambasadori Austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se Austria do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës, në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Në takim është biseduar për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë. Ambasadori Ëeidinger theksoi se pandemia me Covid-19 paraqet një sfidë të jashtëzakonshme për të gjithë botën.

Kjo na dëshmon se të gjithë jemi në të njëjtën situatë. Vetëm përmes bashkëpunimit do të mund të tejkalojmë këtë sfidë, tha ai.

Me këtë rast Konjufca ka falënderuar ambasadorin z. Ëeidinger për urimin, si dhe për bashkëpunimin në mes të dy parlamenteve, atij Austriak dhe të Kosovës, duke cekur edhe programin “Demos-ti”, si program edukativ-qytetar për fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri për demokracinë dhe funksionimin e Kuvendit.

Konjufca ka përmendur edhe ndihmën e vazhdueshme e të gjithanshme të cilën Austria i ka ofruar Kosovës, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy shteteve.​

Të ngjashme