Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjifca tha se ajo çfarë ndodhi në seancë është e turpshme. Konjufca delegacionin e qeverisë i quajti vagonë të presidentit Hashim Thaçit.
Deputeti i LVV-së, në hollin e Kuvendit, shtoi se pas disa muajsh rezistencë sot me këtë delegacion Haradinaj dhe Limaj i janë dorëzuar Thaçit dhe Veselit, raporton Ekonomia Online.
Partia e Konjufcës, LDK dhe PSD kanë bojkotuar punimet e seancës së thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj për të votuar ekipin negociator që do ta udhëheq Fatmir Limaj.
“Sapo ndodhi një shfaqje shumë e turpshme e një projekti politik. Sot është dita e dorëzimit të Ramush Haradinajt dhe Limajt karshi PDK-së dhe kërkesës së Thaçit për kufijtë”.
“Haradinaj nuk mund të del nga grushti i Thaçit dhe xhepi i Veselit. Sot çka kemi pa është vagonat që do t’i shtohen Hashim Thaçit në negociatat me Serbinë”.
“Ne refuzojmë të marrim pjesë, këtu nuk po ndryshon asgjë, por vetën po ndryshon zgjerimi i ekipit të Thaçit ku do të diskutojë për territorin”.