Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka votuar në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Konjufca i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, tha se shpreson që procesi zgjedhor të përmbyllet pa incidente.
Tutje, ai kërkoi që të gjithë ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.
“Është e rëndësishme që ta dalin në zgjedhje urojmë që procesit të shkojë mbarë e mirë, të përmbyllet në mënyrë të ndershme dhe që pastaj gjithsecili ta pranojë rezultatin. Urime të gjithë Kosovës”.