Konjufca uron Krishtlindjen: Qofshi të mbushur me dritë, dashuri dhe plot gëzime, tani dhe gjithmonë

Prishtinë | 24 Dhj 2022 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e shënimit të Krishtlindjes.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mesazhi i kësaj feste vendos në zemra dëshirën për të dhënë gëzim te të tjerët.

“Fryma e Krishtlindjes na bën që të kthehemi kah drita dhe të jemi mirënjohës për begatitë që na janë dhuruar. Mesazhi i saj vendos në zemrat tona një dëshirë për t’u dhënë gëzim edhe njerëzve të tjerë”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Ai tha se uron që këtë festë besimtarët e krishterë ta kaloknë në ngrohtësinë e shoqërisë së njerëzve më të dashur.

“Qofshi të mbushur me dritë, dashuri dhe plot gëzime, tani dhe gjithmonë! Gëzuar Krishtlindjen!”, ka shtuar ai.

Të ngjashme