Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka akuzuar Kadri Veselin se ka shkelur Rregulloren e Punës së Kuvendit pse nuk e vendosi në votim mocionin e Vetëvendosjes për të votuar Qeverinë e Ramush Haradinaj.
Konjufca ka paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese shkeljen që Kryetari i Kuvendit e ka bërë duke mos e nxjerr në votim propozimin e Vetëvendosjes për votimin e Qeverisë së Kosovës.
“Ne i dhamë mundësinë Haradinajt, pasi që i njëjti kërkoi votën, dhe ne ia ofruam atë. Çka është më e rëndësishmja është se ata nuk na dhanë arsye substanciale pse nuk dëshirojnë ta vënë në votim Qeverinë”.
“Mendoj se varësia e vërtetë është nga Lista Serbe e cila nuk është kthyer nga Beogradi. Për gjithçka tash e tutje do të presim kështu, Qeveria jonë me kokën e kthyer nga Beogradi. Do të varemi nga Gjuriqi e Vuçiqi”.
“Në LVV nuk ka asnjë deputet që do ta votonte Qeverinë Haradinaj. Po ashtu besoj se edhe nga LA nuk ka të tillë, sepse ata që deshën të votojnë u shkëputën me kohë”.