Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosja ka thënë se Vetëvendosja nuk ndryshon qëndrim për votën e tyre për Kadri Veselin nëse ai është kandidati i PAN-it për krye kuvendar.
Konjufca ka propozuar që nesër të mbahet seanca, ku edhe ka ftuar PAN-in që të jenë prezent, dhe të propozojnë një emër tjetër, e jo Kadri Veselin për postin e të parit të Kuvendit.
“Përderisa ata nuk e ndërrojnë kandidatin, qëndrimet tona janë të njëjta, Vetëvendosja nuk e voton Kadri Veselin”.
“Nëse PAN-i do të insistojnë deri në fund që të barikadojnë përreth figurës së Veselit, duke e bërë Veselin më të rëndësishëm se Republikën, ata do të marrin përgjgjegjësinë pse nuk po themelohen institucionet, pse një shtet ka mbetur peng i një emri që quhet Kadri Veseli”.
“Mund të jemi edhe shumicë parlamentare, propozoj që të mos humbim kohë, qëndrimi i Vetëvendosjes është që nesër të thirret seanca dhe që koalicioni PAN të shfaqet këtu, të jetë i përgjegjshëm dhe të propozojë një kandidat të pranueshëm”.