Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës (AKRK) ka njoftuar se është duke monitoruar me kujdes të veçantë zhvillimet në procesin e shpërndarjes së librave shkollor për t’i evituar shkeljet e mundshme të cilat bien ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës Nr. 08/L-056.
“Për çdo shkelje të ligjit, Autoriteti do të veproj sipas detyrës zyrtare në përputhje me nenin 37 këtij ligji për të siguruar që konkurrenca e lirë dhe e ndershme të mbrohet, dhe që të gjitha ndërmarrjet të operojnë brenda kompetencave të tij. Misioni i Autoritetit të Konkurrencës është të sigurojë dhe kontribuojë në funksionimin normal të tregut për konsumatorët, ndërmarrjet dhe ekonominë në tërësi përmes konkurrencës efektive në treg, duke hequr pengesat që kanë lindur ose mund të lindin duke kufizuar konkurrencën në treg”, thuhet në njoftim.
Autoriteti i Konkurrencës po ashtu ka bërë të qartë se praktikat që shtrembërojnë konkurrencën janë të papranueshme (marrëveshjet e ndaluara dhe abuzimi me pozitën dominuese) dhe si te tilla do te trajtohen nga Komisioni i Konkurrencës”, thuhet në njoftim.