Bëhu pjesë e foto-projektit të Radios Evropa e Lirë: Përditshmëria e një gruaje në Kosovë.
Rregullat janë të thjeshta. Na njofto me përditshmërinë e një gruaje, një nëne, motre, mësueseje…na dërgo fotografinë që flet më së miri për gruan në Kosovë.
Pamjet duhet të tregojnë përditshmërinë me të cilën përballet gruaja sot. Një fytyrë që mishëron dhimbjen dhe dashurinë për fëmijët, një tjetër që shndërrit nga gëzimi kur shëron pacientët…zgjedhjet dhe kreativiteti mbetet në dorën tënde. Të lutem, jo selfie!
Fotografitë e përzgjedhura do të botohen, me atribuim, në një foto-galeri në faqen tonë të internetit dhe në platformat e mediave sociale.
RREGULLAT E KONKURSIT:
Secili pjesëmarrës mund të dërgojë deri në 5 fotografi në formatin JPEG.
Adresa e pranimit: [email protected]
Fotografitë duhet të jenë të gjerësisë së paku 1200 pixels.
Formati i fotografisë duhet të jetë vetëm horizontal.
Të gjitha dërgesat duhet të kenë emrin tuaj dhe informatat e kontaktit si dhe një përshkrim të shkurtër të vendit ku është bërë fotografia dhe çfarë ndodh në të.
Afati i fundit i dërgimit të fotografive është 1 mars 2018 deri në ora 23:59.
Duke paraqitur imazhin ose imazhet e bashkëngjitura në Radion Evropa e Lirë, ju: (1) vërtetoni se jeni pronari i vetëm i fotografisë, dhe (2) i jepni Radios Evropa e Lirë (RFE/RL, Inc.) lejen, pa pagesë, për të publikuar fotografinë në çdo platformë përgjithmonë.