Agjencia e lajmeve “Ekonomia Online” ka hapur konkurs për këto pozita:
Si dhe ofron punë praktike me pagesë për gazetarë dhe kameramanë.
Dërgoni një biografi të shkurtër (CV) në adresën elektronike: [email protected], duke specifikuar pozitën për të cilën aplikoni; ose silleni personalisht në zyrat e agjencisë në Prishtinë, rruga “Mark Isaku”, Nr. 12/ B2 (afër ish-Klubit të Boksit).
Preferohet përvojë pune së paku njëvjeçare.
Ata që konkurrojnë për redaktor dhe gazetar, ju lutemi dërgoni gjithashtu një letër të shkurtër motivimi ose/dhe ndonjë shkrim tuajin të publikuar në medie. Ndërsa, ata që konkurrojnë për kameraman mund të dërgojnë disa linqe të videove/ xhirimeve të tyre.
Gjithashtu, inkurajojmë të paraqiten studentët (preferohet të jenë në vitin e fundit të studimeve) dhe të rinjtë e tjerë të interesuar për punë praktike me pagesë (për gazetarë dhe kameramanë). Pas periudhës dymujore, kandidatët që tregojnë rezultate e përkushtim do t’iu jepet mundësia e punësimit të rregullt.
Afati i fundit për aplikim është 30 qershor 2024.