Spahiu për vdekjen e gazetarit Hysni Syla: Kjo është tragjedia e dytë brenda javës për TV Mitrovicën

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Nexhmedin Spahiu ka reaguar për vdekjen e kolegut të tij Hysni Syla, pasi një ditë më parë ai u godit nga një veturë në Mitrovicë.

Nexhmedin Spahiu thotë se vdekja e Sylës është tragjedia e dytë brenda javës për RTV Mitrovicën, pasi të martën e kaluar kishte vdekur në gjumë edhe kolegu tjetër i tyre Ismail Hoxha.

“Tragjedia e dytë për RTV Mitrovica brenda javës. Pas vdekjes në gjumë të Ismail Hoxhës të martën e kaluar, mbrëmë u shkel nga vetura në qendër të Mitrovicës dhe shkoi në botën tjetër edhe gazetari tjetër veteran i RTV Mitrovica, Hysni Syla (1950-2022). Në arkivin e TV Mitrovica mbetet një arkiv I pasur me Reportazhe dhe Intervista të realizuara nga Hysni Syla. Varrimi I të ndjerit bëhet sot në Zasellë të Mitrovicës në ora 16.00. Familjarëve e stafit të RTV MITROVICA u shpreh ngushllime”.

Të ngjashme