Konkurs pune për dy gazetarë, një redaktor dhe një kameraman

Prishtinë | 24 Jan 2024 | 22:41 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e lajmeve “Ekonomia Online” ka hapur konkurs për këto pozita:

  • 2 gazetare
  • 1 redaktor
  • 1 kameraman

Si dhe ofron punë praktike me pagesë për gazetarë dhe kameramanë.

Dërgoni një biografi të shkurtër (CV) në adresën elektronike: [email protected], duke specifikuar pozitën për të cilën aplikoni; ose silleni personalisht në zyrat e agjencisë në Prishtinë, rruga “Mark Isaku”, Nr. 12/ B2 (afër Klubit të Boksit).

Preferohet përvojë pune së paku njëvjeçare.

Ata që konkurrojnë për redaktor dhe gazetar, ju lutemi dërgoni gjithashtu një letër të shkurtër motivimi ose/dhe ndonjë shkrim tuajin të publikuar në medie. Ndërsa, ata që konkurrojnë për kameraman mund të dërgojnë disa linqe të videove/ xhirimeve të tyre.

Gjithashtu, inkurajojmë të paraqiten studentët (preferohet të jenë në vitin e fundit të studimeve) dhe të rinjtë e tjerë të interesuar për punë praktike me pagesë (për gazetarë dhe kameraman). Pas periudhës tremujore, kandidatët që tregojnë rezultate e përkushtim do t’iu jepet mundësia e punësimit të rregullt.

Afati i fundit për aplikim është 31 janar 2024.

Të ngjashme