Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi është përfshirë në një debat të ashpër me opinionistin Sadri Ramabaja, në emisionin Pressing të T7.
Ramabaja ka hedhur akuza të rënda ndaj Azemit, i cili është treguar kritik i ashpër ndaj Qeverisë Kurti për kushtet e punëtorëve të sektorit privat.
Ramabaja i është drejtuar Azemit, duke i thënë se ka rënë në shtratin e milionerëve, me mos-kundërshtimin e kauzës opozitare për tërheqjen e 30% të Trustit.
Më poshtë gjeni disa fragmente të shkëputura nga përplasja mes dy panelistëve:
Ramabaja: Në logjikën e sindikatave do të ishte që të mbrohej Trusti pensional.
Jusufi: Ti nuk ke kontakt me punëtorin që i merr 130 euro, s’e kupton.
Ramabaja: Tash ti bëhesh avokat i milionerëve që insistojnë me shkatërru një fond të jashtëzakonshëm.
Azemi: Mos, mos, mos. O zotni, milioneri po rrnon edhe pa ty.
Ramabaja: Ky është një manipulim në të cilin bjen edhe një kryesindikalist.
Azemi: Unë po të pyes ty, për cilin parti je ti?
Ramabaja: Për mua dihet publikisht.
Azemi: Me mua mundesh me folë vetëm si sindikalist.
Ramabaja: Ti po bjen në shtratin e milionerëve, kjo është fatkeqësia.
Azemi: Me pas qenë pjesë e partive politike, nuk udhëtoj në Podujevë sikur ti që ke blerë banesë në Prishtinë.
Ramabaja: Jo banesë, por kam shtëpi. Kam punu 14 vjet për atë. Është e dhimbshme sindikata me u bë avokatë të neoliberalëve në Kosovë.
Azemi: Mua, punëtorit, i vynë më hangër.
Ramabaja: Altoparlant i kujt je ti?