Komisioni Hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje e ka mbajtur mbledhjen konstituive, raporton Ekonomia Online.
Komisioni do të pasqyrohen veprimet në pesë vjetët e fundit të institucioneve përgjegjëse në raport me këto raste.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e quajti të panevojshëm formimin e këtij komisioni pasi ekziston një i tillë, ai për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.
“Fillimisht nuk po e kuptoj një komision të tillë kur ne e kemi Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe i kemi marrë të gjitha hapat e nevojshëm që ta kemi Ligjin adekuat që e trajton këtë çështje dhe po ashtu kemi agjendë konkrete që adreson dhunën në familje dhe nuk po e kuptoj pse duhet të ketë edhe një komision të tillë”, u shpreh ajo.
Kryetarja e këtij Komisioni, Albana Bytyqi, tha se pasi ka një kërkesë nga mazhoranca me 42 deputetë, është legjitime formimi i Komisionit. Sipas saj, është e rëndësishme është të punohet në të mirë të qytetarëve.
E deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllza Hoti, tha se formimi i këtij Komisioni nuk e dëmton punën e asnjë institucioni tjetër, raporton EO.
“Nuk mendoj që e dëmton diçka nëse ne i kushtojmë më shumë rëndësi kësaj çështjeje se është çështje shumë serioze dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka një fushëveprim më të gjerë”.