Komisioni parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës (AKI) për Inteligjencë ka mbajtur mbledhjen konstituive.
Donika Kadaj-Bujupi, kryetare e komisionit për AKI-së ka prezantuar anëtarët e Komisionit, raportin Ekonomia Online.
Xhevahire Izmaku anëtare nga PDK ka propozuar që ditën e hënë që të mbahen mbledhjet, kurse Arbër Rexhaj nga Vetëvendosje, ka thënë që të premten. Si përfundim dita e hanë ora 11:00 do të jetë e ndarë për këtë komision.
Anëtarë të këtij komisioni janë: Ganimete Musliu, zv/kryetare e parë, Bahrim Shabani, zv/kryetar i dytë, Arbër Rexhaj, anëtar, Anton Çuni, anëtar, Teuta Rugova, anëtare, Xhevahire Izmaku, anëtare, Slavko Simiq, anëtar, Bekë Berisha, anëtar, Haxhi Shala, anëtar.