Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka mbajtur mbledhjen konstituive, raporton Ekonomia Online.
Pjesë e këtij Komisioni është edhe Vasfije Krasniqi, e dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Kryesuesja e këtij Komisioni , Duda Balje e quajti heroinë Krasniqin.
“Sot është përvjetori i dhunimit të zonjës Vasfije Krasniqi dhe jam shumë e lumtur që është në Komision dhe për mua jeni heroine”, tha ajo.
Ajo shtoi se komisioni duhet hartuar një plan të punës.
“Si komision ç’do ditë ndodh diçka që mundemi me diskutua prej dhunës në familje, dhuna e grave. Unë shpresoj se zëri i Komisionit është shumë i rëndësishëm dhe bashkëpunimi me Avokatin e Popullit. Na këtu kemi pasur shumë palë që kanë refuzuar me shku te avokati dhe kanë ardhur këtu gratë për të bashkëpunuar”, tha Balje.
Anëtarja e këtij Komisioni, Saranda Bogujevci, tha se në të kaluarën kanë pasur bashkëpunim të mirë dhe se do të shtyjnë shumë gjëra përpara.
Fjolla Ujkani, tha se si Komision për të drjetat e njeriut i kemi shtyrë përpara mirëpo te Grupet Parlamentare kemi hasur vështirësi dhe po shpreosj tash të fillojmë një punë të mirë.
Ky Komision u vendos që mbledhjet t’i mbaj ç’do të mërkurë.