Konsumi i energjisë në Shqipëri rreth 44 për qind e ripërtërishme, dy herë më e lartë se mesatarja e BE-së

Prishtinë | 22 Dhj 2023 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 44 për qind e energjisë së konsumuar në vend në vitin 2022 erdhi nga burimet e ripërtërishme.

Kjo shifër është thuajse dy herë më e lartë se mesatarja e energjisë së ripërtërishme të konsumuar në Bashkimin Evropian. Ky aspekt pozitiv që lidhet me Shqipërinë ka të bëjë me faktin që edhe pse në sektorë të tjerë të ekonomisë karburantet kanë peshë jo të vogël, prodhimi i energjisë është totalisht nga burimet hidrike.

Kjo edhe pse Shqipërinë e mban mbi mesataren e BE-së sigurisht që e ekspozon ndaj rrezikut të sigurimit të energjisë kur vitet hidrike nuk janë edhe aq të favorshme diçka që ka nxitur së fundmi një tendencë drejt diversifikimit dhe projekteve të lidhura kryesisht me fotovolatikët dhe eolikët.

Të ngjashme