Që të dy prindërit duhet të shmangin konsumimin e alkoolit para se të provojnë që gruaja të mbetet shtatzënë, sipas hulumtimeve të reja.
Rreziqet që i sjell konsumimi i alkoolit nga nëna veçse dihen, por studimi i ri thotë se edhe baballarët duhet ta shmangin alkoolin, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët thonë se dy prindërit duhet ta shmangin alkoolin për t’u mbrojtur nga defektet e lindjes në zemër.
Ky konstatim është arritur pas analizimit të të dhënave nga 55 studime të cilat datojnë qysh prej vitit 1991.
Hulumtuesit thonë se konsumimi i alkoolit nga meshkujt para ngjizjes së bebes mund të ndërlidhet me një rritje prej 44% të rrezikut të problemeve të zemrës.
Ekspertët shëndetësorë kanë sugjeruar që meshkujt të heqin dorë nga alkooli 6 muaj dhe nënat 1 vit para se të provojnë të mbesin shtatzënë.
Përveç se konsumimi i alkoolit i rritë shanset që bebja të lindë me defekte të zemrës, gjithashtu alkooli e dëmton seriozisht edhe shëndetin prindërve.
Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “European Journal of Preventive Cardiology”.