Konsumimi i mishit të kuq rritë rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës

Prishtinë | 27 Sht 2024 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

“Ulja e konsumimit të mishit ka përfitime të shumta për shëndetin”! Çfarë përmban mishi që mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme? Një nga përbërësit mund të jetë hekuri heme, një formë e hekurit që gjendet kryesisht në gjak dhe muskuj. Ai mund t’i nxitë radikalet e lira që shkaktojnë kancer, të veprojnë si prooksidues. Kështu, hekuri mund të konsiderohet si një thikë me dy presa. Kur është në sasi të vogla, shkakton anemi dhe kur është në sasi të mëdha, mund të rritë rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Trupi ynë nuk ka një mekanizëm specifik për të eliminuar hekurin e tepërt nga trupi, por organizmi njerëzor ka evoluar në mënyrë të tillë që e rregullon vetë sasinë e hekurit të përthithur. Nëse në trup nuk ka hekur të mjaftueshëm, zorrët fillojnë të rrisin përthithjen e hekurit, kur ka sasi të tepërta, zorrët e ulin sasinë e përthithjes.

Mirëpo ky sistem i ngjashëm me një termostat, funksionon në mënyrë efikase vetëm nëse në dietë përfshihet burimi kryesor që është hekuri, ai lloj hekuri nonheme që gjendet kryesisht tek ushqimet bimore.

Nëse në gjak keni sasi të mjaftueshme hekuri, trupi është 5 herë më efektiv në bllokimin e përthithjes së hekurit të tepërt nga ushqimet bimore, sesa nga ushqimet shtazore. Kjo mund të jetë edhe arsyeja përse hekuri heme lidhet me rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, shkruan living.al. Ndoshta për këtë, ky lloj hekuri lidhet edhe me rrezikun e prekjes nga diabeti, ndërsa hekuri nonheme jo.

Po nëse largojmë hekurin nga trupi i njeriut, a mund të ulet përqindja e njerëzve të prekur nga kanceri? Studimet kanë treguar se njerëzit që dhuronin rregullisht gjak për të reduktuar depozitat e tyre të hekurit, e përgjysmonin rrezikun e prekjes apo vdekjes nga ndonjë kancer i ri zorrësh për një periudhë 5-vjeçare, transmeton klankosova. Zbulimet ishin kaq mbresëlënëse, saqë në një editorial të revistës së Institutit Kombëtar të Kancerit, shkruhej se këto rezultate duken shumë të mira për të qenë të vërteta.

Të dhurosh gjak është fantastike, por pikësëpari duhet të parandalojmë depozitimin e hekurit të tepërt në organizëm. Industria e përpunimit të mishit, po punon për aditivët që zhdukin efektet toksike të hekurit heme, por do të bënit mirë që në dietën tuaj, të shtonit ushqime bimore; këto trupi mund t’i tretë më mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme