Konsumimi i arrave ndihmon njerëzit të cilët rrezikojnë të preken nga diabeti apo kolesteroli.
Arrat janë të pasura me folate, vitaminë E dhe shumë yndyrna të mira, por edhe pse janë të larta në kalori, ato nuk kontribuojnë në shtimin e peshës.
Hulumtuesit në Universitetin kërkimor të Yale, përcaktuan nëse konsumimi i arrave mund të ndihmojë njerëzit, të cilët rrezikojnë të preken nga diabeti apo kolesteroli.
Hulumtuesit morën në studim 112 njerëz të moshës 25 deri 75, ku 70% e tyre ishin femra dhe i ndanë në dy grupe.
Njerëzit në të dy grupet konsumuan arra çdo ditë duke ndjekur dieta të ndryshme ushqimore. Të dy grupet konsumuan arra për gjashtë muaj dhe vazhduan dietën e tyre të zakonshme, pa arra për gjashtë muaj të tjerë.
Ata vizituan qendrat klinike çdo tre muaj, u peshuan si dhe matën nivelet e presionit të gjakut, kolesterolit dhe sheqerit në gjak.
Studiuesit zbuluan se niveli i kolesterolit LDL (të keq) ra ndjeshëm kur pjesëmarrësit në studim hanin një grusht arra çdo ditë. Për më tepër, pesha e tyre mbeti e qëndrueshme në të dy muajt. Konsumimi i arrave nuk kishte efekt mbi nivelet e sheqerit në gjak ose në nivelin e presionit të gjakut. Studimi është publikuar në internet në 23 nëntor 2015 nga “Open Diabetes Research and Care”.
Ata dolën në konkluzionet se arrat janë të shëndetshme dhe nëse jeni duke u përpjekur të ulni kolesterolin, një grusht arra në ditë ia vlen t’i provoni.