Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije të athët dhe erë. Shega me farat e saj të kuqe si rubin është një frut i shijshëm, por edhe shumë i vlefshëm për organizmin e njeriut.
-Lëng shege me kivi. Përzierje fantastike, antikancerogjene dhe energjike. Që të dyja përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës C
Kliko per me shume info
-Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për organizmin tonë
– E përdorur shpesh në dieta ajo është një parandaluese e sëmundjes se Alzajmerit
-Enzimat që përmban shega shërbejnë si frenuese për këtë lloj sëmundjeje
-Kjo është edhe një prej sëmundjeve, të cilat shega mund t’i parandalojë ose t’i ngadalësojë, nëse përdoret rregullisht
Fruti i shegës është një nxitës për rritjen e kolesterolit të mirë dhe frenues i përkryer për atë të keqin. Shega, një nga frutat më të shijshme që ndodhet dhe kultivohet në vendin tonë dhe që këshillohet të jetë pjesë e dietës. Fakti që ky frut maturohet plotësisht në fillim të vjeshtës dhe vazhdon të deri në fillim të janarit, na bind edhe më tepër se përmban vlera ushqyese dhe kuruese të jashtëzakonshme. Pa u stërzgjatur po përmendim disa prej tyre.
Kanceri në mushkëri
Shega është e pasur në vitamina të cilat bëjnë të mundur parandalimin dhe ngadalësimin e përhapjes së kancerit në mushkëri. Eksperimentet janë kryer mbi kafshë që kanë ngjasime me njerëzit dhe rezultatet kanë qenë mahnitëse.
Lëngu i shegës lufton infarktet dhe iktusin
Lëngu i shegës tashmë mund të quhet një bar i çmuar për zemrën. Nëse pini një gotë me lëng shege çdo ditë, do të mund të parandaloni formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arteriosklerozat. Fruti i shegës është simbol i jetëgjatësisë. Autorët e këtij studimi shpjegojnë se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilët forcojnë muret e enëve të gjakut. Nëse pini çdo ditë një gotë lëng shege, kjo mund të jetë një mënyrë natyrale për të parandaluar dhe luftuar arteriosklerozat. Eksperimenti i kryer mbi qelizat njerëzore të marra nga arteriet koronare dhe te minjtë me nivele tepër të larta kolesteroli në gjak, kanë treguar se lëngu i shegës pengon veprimin e ELK-1 e p-JUN, që janë dy gjene të njohur për favorizimin e formimit të pllakëzave në enët e gjakut dhe ndihmon për aktivizimin e substancave oksiduese.
Përdorimi i shegës në mjekësinë popullore
Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije te athet dhe ere. Shega me farat e saj te kuqe si rubin është një frutë i shijshëm por edhe shume i vlefshëm për organizmin e njeriut. Ajo është konsideruar si frutë i fertilitetit. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektine, vitamine C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerre nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes se lëngut te shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe te zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorre. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike ; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër ënjtjes se bajameve dhe acarimeve te mishrave te dhëmbëve. Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lëngu i portokallit) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike ; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.
Sëmundjet e stomakut
Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve. Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, e veçanërisht te fëmijët. Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege, vendosen në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga amebat.
Shtesë
Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëkura e saj, e pasur me taninë, akoma edhe sot përdoret në Afrikën e Veriut si ilaç për diarrenë. Në Lindje përdoret edhe si mjet për të ngjyrosur lëkurat. Por përveç qëllimeve mjekësore, shegët përdoren për të bërë ëmbëlsira apo kokteje të ndryshme. Edhe “Granada” e famshme, bazë e shumë koktejeve, më përpara përgatitej duke zier për disa minuta lëngun e shegës me mjaltë, ndërsa sot i shtohen edhe agrume dhe esenca aromatike. Në vende të freskëta dhe të thata, shegët mund të ruhen edhe për një javë. Përdorimi i tyre është i ndryshëm në kuzhinë dhe varion nga pjatat e kripura e deri tek ato të pastiçerisë. Në disa vende shoqërojnë shpesh një salcë të përbërë nga kërpudha,vaji, kripa dhe piperi. Fetat e bukës të prera hollë, të lyera me lëng shege, mbushen me këtë lloj salce mbështillen dhe pastaj futen në furrë për tu pjekur. Shega gjen përdorim të shumëllojshëm edhe tek tortat, reçelrat, akulloret dhe marmelatat e ndryshme. Gjithashtu përdoret edhe për zbukurimin e pjatave.