Përmendorja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova që ndodhet në qendër të Prishtinës është rrethuar me kontenjerë të mbeturinave.
Kjo gjë po shihet si problematike nga zyrtari i Lidhjes Demokratike, Bajram Gecaj.
Gecaj ka postuar një fotografi ku shihen mbeturinat afër përmendores së Presidentit Ibrahim Rugova e për të cilat ka fajësuar kryetarin Shpend Ahmeti.
“Kjo na pret çdoherë kur gabojmë e u japim votë atyre që nuk meritojnë. Shpendi prek në vlerat kryesore të vendit, mbeturinat t’i mbajë afër zyrës së tij”, ka shkruar Gecaj në Facebook.