Kontigjenti i FSK-së ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në ushtrimin fushor “KFOR 33” dhe është kthyer në Kosovë.
“Ushtrimi Fushor ‘KFOR 33’ është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani (JMRC-Hohenfels)”, thuhet në njoftim.
“Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosove dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta”.