ipas raportit të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, në vitin 2020 përveç marihuanës, heroina ka qenë droga që është sekuestruar më së shumti në Serbi. Raporti përmend se qyteti i Nishit është pika kyçe për trafikimin e heroinës në Ballkan e që vie nga Turqia.
Raporti vlerëson se rreth 65 ton heroinë kalojnë nëpër Evropën Juglindore çdo vit.
Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt nuk është gati të përfundojë çështjen – …
Evo kako pametni čiste svoje krvne sudove i zašto bi trebao i ti!
“Ballkani është një korridor i krijuar prej kohësh i trafikut të drogës, veçanërisht heroinës, e cila hyn në rajon nga Turqia në rrugën e saj për në Evropën Perëndimore. Vlerësohet se 60-65 ton heroinë kalon nëpër Evropën Juglindore në vit – me vlerë më shumë se 960 milion euro në vitin 2020. Flukse të mëdha heroine kalojnë përmes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, me Nishin që është një qendër kryesore tregtare në Serbinë jugore” thuhet në raport, shkruan Kossev.
Sipas këtij raporti, një kilogram heroinë në Ballkanin Perëndimor vlen dy herë më shumë se në Turqi dhe dyfishohet në vlerë kur shitet në BE.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave të marra, kanabisi është droga më e përdorur dhe e sekuestruar në Ballkanin Perëndimor.
Megjithëse Shqipëria mbetet prodhuesi më i madh në rajon, kultivimi në ambiente të mbyllura është raportuar gjithashtu në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi. Sipas raportit, plantacioni më i njohur në Serbi është “Jovanjica”.
Në Serbi, rasti “Jovanjica” tërhoqi vëmendje të konsiderueshme në nëntor 2019, kur në një fermë të madhe u zbuluan 1.6 ton kanabis psikoaktiv të cilësisë së lartë.
Pas kanabisit, heroina është droga më e sekuestruar në Serbi me 35 kilogramë.