Policia ka identifikuar një person i cili dyshohet se ka kontrabanduar kafshë nga Serbia në Kosovë. Rasti ka ndodhur në fshatin Stublinë të Gjilanit, mëngjesin e së shtunës. Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se kafshët janë konfiskuar, pas verifikimit të dokumenteve nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë. “Është identifikuar një i dyshuar mashkull […]
Kontrabandoi kafshë nga Serbia në Kosovë, identifikohet i dyshuari

Policia ka identifikuar një person i cili dyshohet se ka kontrabanduar kafshë nga Serbia në Kosovë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Stublinë të Gjilanit, mëngjesin e së shtunës.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se kafshët janë konfiskuar, pas verifikimit të dokumenteve nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë.
“Është identifikuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kontrabanduar kafshë nga Serbia në Kosovë. Me urdhër të prokurorit kafshët (gjedhët) janë konfiskuar, pas verifikimit të dokumenteve nga AVUK-u të cilat nuk janë përputhur me gjendjen faktike”, njofton policia.
Rasti është duke u hetuar.











