Guardiola thotë se do të jetë pjesë e Manchester City deri ditën që do të fitojë trofe, pasi në të kundërtën nuk e meriton të jetë trajner i Manchester City.
Manchester City, që është pa humbje në Premierligë, deri më tani kanë bilanc prej njëzet fitoreve dhe vetëm dy barazime duke kryesuar ligën elitare angleze me 62 pikë.
Por, trajneri spanjoll, Pep Guardiola, ka pohuar nëse një trajner dështon në objektivat do të duhet të largohet.
“Do të jem këtu një vit më shumë dhe pas kësaj varet nëse fitojmë dhe e meritoj ta zgjas kontratën”, u shpreh Guardiola.
Megjithatë, duket se 46-vjeçari do të mbetet edhe për shumë vite te “Citizens” pasi që së fundi ka blerë një apartament për tre milionë euro.
Theksojmë se Guardiola merr një pagë vjetore prej 17.5 milionë euro dhe në rast të një suksesi edhe në garat evropiane, pritet t’i rritet rroga që do të arrijë shifrat prej 20 milionë euro
Manchester City lufton për katër trofe këtë edicion; Champions League, Premierligë, FA Cup dhe EFL Cup.