Avokati Tomë Gashi është shprehur se çështja e nënshkrimit të marrëveshjes për blerjen e vaksinave kundër COVID-19 është politizuar.
“Nëse prokuroria ka gabuar ka mjete ligjore dhe kjo rregullohet. Policia nuk besoj që ka gabuar [për intervistimin e drejtusve të gazetës Insajderi]. Është luftë politike mes atyre që e kanë humbur pushtetin dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Është 100 çështje politike e atyre që e kanë humbur pushtetin”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova.
“Nuk besoj që shënjestër ka qenë Insajderi. Insjaderit i ka bërë reklamë qeveria Kurti. Arben Vitia me ngarkesën që ka, ka kërkuar që të hetohet një veprim që ka mundur të ndodhë në rrezikimin e shëndetit publik. Duket që është luftë politike”.
Gashi në Info Magazine, ka theksuar se nga ajo që ka parë ai vet nuk mund të gjendet që dikush prej shteteve ta ketë bërë publike kontratën për blerjen e vaksinave.
“Kam bërë pak hulumtime, duke filluar nga Gjermania, Franca, Izraeli… nuk ka dikund që mund të gjenden informata të hapura se si janë siguruar vaksinat anti COVID-19”.