Konvertimi i Albin Kurtit

Prishtinë | 08 Shk 2023 | 22:00 | Nga Afrim Kasolli

Kryeministri Albin Kurti sot i paska thënë opozitës se pse nuk i kanë te njejtat fjalë dhe nuk i parashtrojnë të njëjtat kërkesa edhe ndaj Escobarit, sikur ndaj tij.

Pra të kërkojnë llogari edhe para diplomatit amerikan kur takohen me të, se pse nuk ka marreveshje që e siguron njohjen nga Serbia. Por pasi është kështu puna, atëherë e njëjta logjike mund të aplikohet edhe ndaj tij.

Pse nuk i ka të njëjtat kërkesa ndaj Escobarit dhe Lajçakut, me të cilat dikur e akuzonte klasën politike në vend.

T’u bëhet e qartë atyre se nuk shkon ne negociata me Vuçiqin pa kërkuar falje për krimet që ka kryer shteti i tij në Kosovë dhe pa i kthyer të pagjeturit. Se nuk ulet në darka zyrtare me një krimnel lufte pa kërkuar falje. Se në vend të dialogut me Serbinë do të bisedojë me Shqipërinë për bashkim kombëtar etj etj.

Ky konvertim i poziconeve tregon se nuk qëndron sulmi i tij mbrojtës. Dhe se nuk mund të fshihet prapa diplomatëve nderkombetare për testamentet e shkelura dhe premtimet e pambajtura, me anë të të cilave e mori pushtetin.

Të ngjashme