Koordinim për luftimin e vënies në treg të artikujve të dëmshëm ushqimor

Pejë | 26 Jan 2019 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka mbajtur sot takim me komandantin e stacionit policor të Pejës, major Nue Nikolla, shefin e hetimeve në stacionin policor të Pejës, kapitenin Muhamet Kurtbogaj, dhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në kuadër të zyrës regjionale në Pejë.

Gjatë këtij takimi me theks të veçantë u diskutua për parandalimi e vënies në treg të artikujve të dëmshëm ushqimor, dhe gjithashtu për hartimin e planit të veprimit për identifikimin e objekteve dhe lokaleve të cilët merren me këto veprimtari ilegale.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, inkurajon të gjithë qytetarët të cilët hasin në produkte të dëmshme ushqimore, që pa hezitim t’i raportojnë në Prokurorinë Themelore të Pejës apo në Policinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme