Institucionet përgjegjëse kanë zhvilluar sot një takim koordinues të sigurisë për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Podujevë!
Përfaqësues të KQZ-së, Polici-së, PZAP-së, Prokurorisë së Shtetit dhe KGJK-së kanë biseduar rreth hartimit të planit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen me 15 mars 2020.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që periudha e fushatës të zgjasë 11 ditë, nga 3 mars deri me 13 mars.
Ndërsa, plani i buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës është 491 mijë e 517 euro, ku në këtë shumë është përfshirë buxheti edhe nëse shkohet në balotazh.