Kopshtet në kryeqytet rinisën punën, por prindërit hezitojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Pas dy muajve e gjysmë u kthye në kopsht. Por, këtë herë ai po luan vetëm. Kjo pasi shokët e tij të Martën nuk kishin ardhur.

Pavarësisht numrit të vogël të fëmijëve që u kthyen në kopshtin ‘’ Gëzimi ynë’’, të Martën filloi puna.

Këtu, janë të regjistruar 405 fëmijë por të martën erdhën vetëm 45 prej tyre.

Drejtoresha e këtij kopshti Indire Zenelaj thotë se prindërit ende po hezitojnë ti sjellin ata.

E, kthimi në kopsht duket se ishte moment i lumtur për fëmijët.

Pas një pauze të gjatë ata menzi kishin pritur të takonin njëri tjetrin.

Megjithatë, atyre u duhet të mbajnë distancë mes vete.

Të pajisura me maska, e duke mbajtur dezinfektuesin afër edukatoret po kujdeseshin për fëmijët.

E hyrja brenda po i ndalohej prindërve.

Tash e tutje, ata do ti presin jashtë fëmijët e tyre.

Këta të fundit thonë se rikthimin e fëmijëve në çerdhe ata e përjetuan si emocion të madh.

E punën gjatë të Martës e filluoi edhe kopshti “Xixëllonja”.

Madje, aty fëmijëve iu bë një pritje më e veçante.

Por, edhe në këtë kopsht u vu re mungesa e fëmijëve.

Drejtoresha e këtij institucioni Mimoza Morina-Veseli, tha se të martën kanë filluar punën me vetëm 25 fëmijë.

Me fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave është vendosur për rihapjen e çerdheve, kufijve tokësorë, gastronominë, qendrat tregtare.

Fëmijët kishin qëndruar larg kopshteve për 2 muaj e gjysmë.

Të ngjashme