Një hapësirë e gjelbër në formë kopshti sipër një depoje në Montreal nga e cila rriten perime, kryesisht patëllxhanë dhe domate, ka thyer rekordin si më e madhja në botë.
Nuk është një vend i zakonshëm për të kultivuar perime organike në zemër të qytetit të dytë më të madh të Kanadasë, por ferma “Lufa”, të mërkurën do të inaugurojë hapësirën prej 15,000 metra katrorë, apo në madhësinë e tri fushave të futbollit.
“Misioni i kompanisë është të prodhojë ushqim në vendet ku njerëzit jetojnë”, ka thënë përfaqësuesi i “Lufas”, Thibault Sorret për AFP.
Ky është i katërti kopsht që kompania ka ndërtuar në kulmin e një objekti. I pari është ndërtuar në vitin 2011 në shumën e më shumë se 1.5 milionë dollarë, transmeton koha.
Që nga ajo kohë, konkurrentët kanë dhënë ide të ndryshme, përfshirë atë të American Gotham Greens, e cila ka ndërtuar tetë kopshte në çati, në Neë York, Chicago dhe Denver.
“Lufa” ka dyfishuar shitjet gjatë pandemisë me Coronavirus, të cilët e ka ndihmuar shitja online, ka thënë Sorret. Sipas tij, që nga viti 2016 kompania ka të punësuar 500 punëtorë, 200 më shumë se para pandemisë.