Korea e Jugut përgatitet për zgjedhje përkundër Coronavirusit

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Periudha zyrtare e fushatës dyjavore për zgjedhjet e ardhshme të Koresë së Jugut ka filluar dhe kandidatët duhet të gjejnë mënyra të reja për t’u lidhur me votuesit ndërsa vendi vazhdon të luftojë Covid-19.

Kandidatët u panë në rrugët e Seulit që sot dezinfektojnë hyrjet dhe dyqanet e stacionit të metrosë, në vend që të shtrëngojnë duart me votuesit e ardhshëm.

Partitë politike zakonisht mbajnë mitingje masive në të gjithë vendin por kjo nuk do të jetë e mundur. Përkundrazi, shumë janë duke përdorur makina me altoparlantë për të përcjellë mesazhin e tyre.

Kishte spekulime se votimi për të zgjedhur 300 anëtarë të Asamblesë Kombëtare do të shtyhej.

Por qeveria ka njoftuar se zgjedhjet do të mbahen më 15 prill. Të gjithë votuesit do të duhet të mbajnë maska, të qëndrojnë të paktën dy metra larg në qendrat e votimit dhe të përdorin sanitatorin e duarve dhe dorëzat para se të votojnë.

Janë afro  4,000 pacientë me Coronavirus që po trajtohen për infeksionin të cilët do të lejohen të hedhin votën e tyre me postë, raporton BBC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme