Korea e Veriut shkarkon 3 ushtarakë të lartë

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 13:45 | Nga

Qeveria e Koresë së Veriut ka shkarkuar 3 zyrtarët më të lartë të ushrisë para samitit të 12 qershorit ku me SHBA-të do të zhvillohen diskutimet për paqen dhe çarmatimin bërthamor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, duke u bazuar në burimet e inteligjencës thuhet se zv/ministri i Mbrojtjes No Kvang-çol është emëruar në vend të ministrit Pak Yong-sik ndërsa në vend të shefit të Shtabit të Përgjithshëm Ri Myong-su është emëruar zv/shefi Ri Yong-gil.

Poashtu si drejtor i Byrosë Politike të Ushtrisë Popullore Koreane në vend të gjeneralit Kim Su-gil është emëruar gjenerali Kim Jong-gak.

Burimet e inteligjencës njoftojnë se qeveria e Phenianit në emërimet e reja ka zgjedhur emrat të cilët “kanë fleksibilitet për t’iu përshtatur aktivitetit diplomatik në periudhën e fundit”.

Lideri verikorean Kim Jong-un dhe presidenti amerikan Donald Trump do të takohen në samitin që do të mbahet më 12 qershor në Singapor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme