Brenda diç më shumë se një dekade, Koreja Jugore ia ka dalë ta shpenzojë ekuivalentin e buxhetit të një ekonomie të vogël evropiane në përpjekje për të zgjidhur krizën e saj demografike, megjithëse shkalla e lindshmërisë prapëseprapë ka rënë në nivelin më të ulët në botë.
Sivjet, presidenti Moon Jae-In, i cili e karakterizon veten si president feminist, ia ka vënë vetes një sfidë të re: të tregojë më shumë respekt për gratë.
Në fund të vitit të kaluar, Koreja Jugore shpalosi planet për të hequr disa prej pengesave për punësimin e grave, duke ua lejuar të dy prindërve që të marrin pushim prindëror në të njëjtën kohë dhe duke ua zgjatur pushimet prindërore me pagesë.
Në këtë synim, edhe punëdhënësit marrin stimuj për t’ua lejuar të dy prindërve angazhimin me më pak orë pune, shkruan Reuter.