Koreja e Jugut raporton 46 raste në “valën e dytë” të Coronavirusit

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Koreja e Jugut ka raportuar 46 raste të reja në të gjithë vendin, pasi autoritetet thanë se ata ishin në një “valë të dytë” të virusit. Prej tyre, 30 ishin nga jashtë.

Dje, autoritetet thanë se “vala e parë” përfundoi në prill, me një rritje të rasteve që nga atëherë.

Sidoqoftë, numri i infeksioneve në vend mbetet mjaft i ulët nga standardet ndërkombëtare, raporton BBC.

Në muajin e kaluar, zakonisht ka pasur midis 35 dhe 50 raste të reja çdo ditë.

Të ngjashme