Ushtria e Koresë së Veriut sot në mëngjes ka kryer edhe një provë te re të lançimit të raketës balistike, gjë të cilën Koreja e Jugut dhe Japonia ashpër e dënuan.
Shtatmadhoria e Ushtrisë së Koresë së Jugut njoftoi se forcat koreanoveriore sot në mëngjes në ora 5:39 sipas kohës lokale nga rajoni Wonsan lançuan një raketë balistike me rreze të shkurtra veprimi, me siguri të llojit Scud, që fluturoi 450 kilometra dhe u rrëzua në ujërat e Japonisë fqinjë.
“Ushtria e Koresë së Jugut me kujdes vëzhgon situatën dhe është e gatshme të përgjigjet ndaj çfarëdo provokimi të Veriut”, theksohet në njoftimin e Shtatmadhorisë.