Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike nga ishujt e saj jugorë, ka konfirmuar Ushtria e Koresë së Jugut.
Japonia ka raportuar po ashtu për ndezjen e një objekti, që mund të ketë qenë raketë balistike, raporton BBC.
Kryeministri japan, Yoshihide Suga, e ka quajtur këtë veprim “mizor”, duke thënë se me të kërcënohet paqja dhe siguria e rajonit.
Ky është testi i dytë i Koresë së Veriut brenda një jave