Koreja Jugore regjistron raste rekorde ditore të infeksioneve me COVID-19

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Koreja Jugore ka regjistruar 397 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit ,këto shifra janë më të lartat që nga muaji mars.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Korenë e Jugut, vetëm 10 nga këto raste të konfirmuara janë të lokalizuara në kryeqytetin, Seul.

Koreja shërbeu si model për vendet tjera ku në fillim të pandemisë COVID-19 pasi mori masa rigoroze duke ndjekur gjurmimin e kontaktit,por tani ka shpërthime të reja të rasteve të infeksionit atje .

Njohësit shëndetësorë thonë se vendi ende nuk e ka kaluar fazën me të rënd të infeksioneve, shkruan CNN.

Aktualisht atje janë të konfirmuara 17,399 raste pozitive, kurse të vdekur janë 309 persona.

Të ngjashme