Koreja Veriore detonon bombën me hidrogjen

Prishtinë | 03 Sht 2017 | 11:50 | Nga

Koreja Veriore ka detonuar bombën e hidrogjenit duke nxitur një tërmet të shkallës 6.3.

Dridhja tmerruese ishte hetuar edhe në verilindje të vendit ku ndodhet edhe vend-testimi i Punggye-ri.

Televizioni shtetëror pohoi që testi i gjashtë bërthamor, dhjetë herë më i fuqishëm se i pesti, ka qenë “sukses i përsosur” dhe mund ta shtrojë rrugën për një rang të ri të predhave ndërkontinentale.

Po ashtu, tha se testi me bombë hidrogjeni, që ishte udhëhequr direkt nga lideri Kim Jong-Un, ishte një hap kuptimplotë në kompletimin e programit bërthamor të këtij vendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme