Korenica: Ivanoviq ishte kriminel, pikë

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica i ka dhënë një goditje të rëndë kryeministrit Albin Kurti, i cili i thuri lavde politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviq i dënuar për krime në Kosovë.

Korenica ka thënë se Ivanoviq ishte kriminel dhe organizoi vrasjen e shqiptarëve, ushtroi terror ndaj tyre dhe dëbimin e tyre nga trojet tona.

“Dënimi i tij jo merritor për 9 vjet nga EULEX-i dëshmoi për krimet e tij makabre ndaj shqiptarëve. Ivanoviq ishte kriminel. Pikë. Natyrisht nuk iu përshtat Vuçiqit dhe për këtë e eliminoi.”, ka shkruar ai.

Kryeministri Albin Kurti në video-mesazhin e tij në pesë vjetorin e vrasjes së Ivanoviqit tha se  ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit e qytetit të tij.

Megjithatë, në janar të vitit 2016, Lideri i Nismës Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviq, ishte i akuzuar për krime lufte në vitin 1999 si dhe vrasje të rëndë në vitin 2000, ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me nëntë vjet burg.

Të ngjashme