“Ne jemi të kënaqur dhe krenarë që projekti ynë #KornizaeMbështetjes inkurajoi reflektimin dhe diskutimin rreth të ardhmes së qëndrueshme të rajonit tonë, Europës Juglindore, dhe për më tepër, gjetëm kompani që do të ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi. Projekti tregoi se nuk mungojnë njerëz që mendojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe njerëz që përpiqen të sigurojnë një jetë më cilësore me veprimet e tyre. Duke gjykuar nga idetë dhe inovacioni i kompanive pjesëmarrëse në projekt, nuk kemi pse të frikësohemi për një të ardhme të qëndrueshme”, theksoi CEO i NLB, Blaž Brodnjak, kur shpalli dhe përgëzoi fituesit rajonal të projektit: kompaninë ANTEJA ECG svetovanje d.o.o. nga Sllovenia, Smart Watering Solutions d.o.o. nga Serbia dhe Montex Elektronika nga Mali i Zi.
Rreth 300 kompani morën pjesë në projektin #KornizaeMbështetjes, me të cilin Grupi NLB kërkoi zgjidhje të qëndrueshme për sfidat e së ardhmes. Mes tyre, juria e nivelit të parë përzgjodhi fillimisht 10 finalistë nga çdo treg ku operojnë anëtarët tanë dhe juria e ekspertëve ndërkombëtarë zgjodhi më pas tre më të mirët mes tyre. Grupi NLB përgatiti fonde sponsorizimi në vlerë prej 100,000 euro për tre fitues rajonal (projekti më i mirë do të shpërblehet me një çmim prej 50,000 euro, projekti i dytë me 30,000 euro dhe i treti me 20,000 euro), ndërsa kompania konsulente Deloitte u ofroi atyre 8 orë këshillim profesional falas për zbatimin e suksesshëm të funksionimit të qëndrueshmërisë në proceset strategjike dhe operacionale të kompanisë.
Cilat janë kompanitë që do të realizojnë vizionin e tyre me ndihmën e Grupit NLB?
Vendi 1: ANTEJA ECG: Zgjidhja qëndron në ekonominë qarkore, inteligjenca artificiale është çelësi
Kompania sllovene ANTEJA ECG zhvilloi Value Chain Generator (VCG.AI), që përdor inteligjencën artificiale dhe të dhëna të mëdha për të krijuar zinxhirë të rinj dhe për të lidhur palët e interesuara në rajon dhe më gjerë. “VCG.AI ndikon drejtpërdrejt në fushën e ekonomisë qarkore, pasi lidh flukset materiale, lëndët e para, gjysmë-produktet dhe mbetjet në hyrje dhe dalje midis palëve të interesuara në industri të ndryshme dhe në këtë mënyrë ndërton zinxhirë të qëndrueshëm,” thonë ata. Me zgjidhjen e tyre, ata duan të sigurojnë 30,000 ton më pak emetime CO2 dhe mbi 100,000 ton më pak mbetje në pesë vjet.
Vendi 2: Smart Watering Solutions: të fokusuar në konsumin e ujit dhe prodhimin e ushqimit
Kompania Smart Watering Solutions i ka përqendruar përpjekjet e saj për një të ardhme të qëndrueshme në prodhimin e qëndrueshëm të ushqimit, veçanërisht në zhvillimin e sistemeve të automatizuara të ujitjes që punojnë me ndihmën e sensorëve dhe një aplikacion për telefon, që përveç kontributit në furnizimin me ushqim, gjithashtu siguron kursime në konsumin e ujit. Projekti ka një ndikim rajonal në qëndrueshmërinë e bujqësisë dhe produkti që po zhvillohet ka potencialin të depërtojë në tregun global.
Vendi 3: Montex Electronics: Teknologji moderne për të përballuar kërcënimin nga zjarret
“Mbrojtja e pyjeve nga zjarret është sfidë për çdo vend dhe nuk bën përjashtim as Mali i Zi, i cili çdo vit pëson shumë dëme nga zjarret”, thonë përfaqësuesit e kompanisë Montex Elektronika të cilët kanë vendosur të bëjnë diçka për këtë çështje. Kështu, në bazë të hulumtimeve, ata filluan të kërkojnë një zgjidhje për parandalimin e rreziqeve nga zjarret dhe zvogëlimin e pasojave të tyre, dhe zhvilluan Mokos, një platformë për zbulimin e hershëm të zjarreve dhe njoftimin në kohë të shërbimeve kompetente përmes një qendre monitoruese aktive. Projekti është i vendosur në mjedisin lokal, pasi unifikon dhe koordinon punën e disa shërbimeve dhe qytetarëve kur raportohet për një zjarr të mundshëm.
“Inovatorët dhe vizionarët si ju janë të nevojshëm jo vetëm nga kompanitë, por nga i gjithë rajoni dhe e gjithë bota. Jemi të lumtur që mund të kontribuojmë sado pak që ju të promovoni dhe realizoni idetë tuaja. Edhe një herë, urime për të gjithë finalistët dhe fituesit”, shtoi CEO i NLB-së, Blaž Brodnjak.
Dhe kush i zbuloi më të mirët e të ardhmes:
Juria e ekspertëve ndërkombëtar, e cila përzgjodhi tre projektet fituese, përbëhej nga ekspertë të rajonit, të cilët dallohen për përvojën dhe arritjet e shumta si në fushën e ndërmarrësisë ashtu edhe në atë të qëndrueshmërisë.
“Jam e nderuar që pata mundësinë të punoj me anëtarët e tjerë të jurisë. U befasova nga guximi, kreativiteti dhe kuptimi i thellë i çështjeve mjedisore dhe sociale të trajtuara nga të 60 finalistët e projektit #KornizaeMbështetjes. Shumë projekte meritojnë më shumë vëmendje nga publiku, investitorët dhe komuniteti i biznesit. Aplikimet treguan se sa të pasionuar janë ndërmarrësit për zgjidhjen e sfidave të rajonit, si dhe sa mund të kontribuojë inovacioni i tyre në rajone të tjera”, shpjegoi Mojca Markizeti pas vlerësimit. “Duke qenë vetë një novatore dhe duke ditur se si ndihen, i përgëzoj të gjithë aplikantët dhe sinqerisht u uroj atyre shumë fat në rrugëtimin drejt realizimit të ideve të tyre. Bota ka nevojë për ide dhe zgjidhje”, shtoi ajo.
Urime të gjithë finalistëve
Në Kosovë, këto janë 10 kompanitë finaliste: